Hoti nga Interi, huazohet në Gjermani

Futboll

Hoti nga Interi, huazohet në Gjermani

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 15:35
Hoti nga Interi, huazohet në Gjermani

Andi Hoti nuk do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ardhshëm.

Lojtari 19-vjeçar është larguar në formë huazimi nga zikaltrit, me të cilët ka një kontratë deri në verën e vitit 2024.

Mbrojtësi është transferuar në Gjermani, ku ka nënshkruar për një sezon me Freiburgun.

Hoti do të jetë pjesë e ekipit U23 të gjermanëve, të cilët garojnë në ligën e tretë.

Lojtari shqiptar këtë verë provoi edhe stërvitjen me ekipin e parë të Interit, ku u vu në urdhërat e Inzagit për përgatitjet për nisjen e sezonit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat