Aguero flet për transferimin e Haaland te Man City

Futboll

Aguero flet për transferimin e Haaland te Man City

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 17:49
Erling Haaland

Ish-sulmuesi i City dhe kombëtares së Argjentinës ka mbështetur lojtarin norvegjez që të jetë pasuesi i tij, megjithatë pret që atij t’i duhet pakëz kohë për ambientim.

“Haaland do t’i duhet kohë për t’u përshtatur në Angli dhe me kërkesat e Pep, njësoj sikur më ndodhi mua”, ka thënë Aguero.

“Haaland është transferim shumë i rëndësishëm. Mendoj se aftësia e tij për të shënuar është dëshmuar. Statistikat e tij në Bundesliga dhe në Evropë e konfirmojnë këtë”, shtoi argjentinasi.

“Logjikisht, atij do t’i duhet një periudhë adaptimi në Angli, në një ligë aq të fortë sikur Premier League, por unë mendoj se Ai do t’ia dal këtij procesi dhe rezultatet do të tregohen”, ishin fjalët e ikonës së City.

Erling Haaland vazhdon të jetë goditja më e madhe e Manchester City në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat