Riola Xhemaili paraqitet 18 minuta, mposhten në finish nga Holanda

Futboll

Riola Xhemaili paraqitet 18 minuta, mposhten në finish nga Holanda

Nga: K. G. Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:38
Pamje nga ndeshja

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili u paraqit në 18 minutat e fundit për Zvicrën në duel me Holandën.

Holandezet shënuan fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Zvicrës, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian. 

Xhemaili u aktivizua nga minuta e 72-të, duke u angazhuar maksimalisht ndaj rivales, por në finish pësuan  tre gola dhe humbën thellë.

Për Holandën shënuan Crnogorcevic (49' - autogol), Leuchter (84' e 90+4), Pelova (90+5') dhe për Zvicrën Reuteler (53').

Suedia përfundoi e para në grupin C me 7 pikë, duke lënë pas Holandën (7), Zvicrën (1) dhe Portugalinë (1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat