Interi synon një mbrojtës

Futboll

Interi synon një mbrojtës

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:28
Interi synon një mbrojtës

Gleison Bremer është gjithnjë e më pranë Interit. Mediat italiane zbulojnë se zikaltrit kanë fiksuar një takim të hënën, ku do të jenë të pranishëm drejtuesit e Torinos dhe përfaqësuesit e futbollistit, teksa me shumë gjasë do të zyrtarizohet edhe transferimi.

Konfirmime dha edhe trajneri Simone Inzaghi, që menjëherë pas miqësores me Monacon, pranoi se drejtuesit janë duke punuar për një tratativë mjaft të rëndësishme, por nuk zbuloi emra.

“Jemi mangët në mbrojtje dhe di të them që po punohet për të mbyllur një transferim goxha të rëndësishëm. Kam drejtuesit më të mirë në botë dhe jam i bindur që do ta mbyllin gjithçka me sukses”, u shpreh Inzaghi.

Ndërkohë burime pranë klubeve flasin për një akord mbi bazën e 25 milionë eurove, plus huazimin e Casadei, një i ri zikaltër që vlerësohet 8 milionë euro dhe për të cilin Interi ka ruajtur të drejtën e riblerjes për 20 milionë euro brenda dy viteve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat