Zinchenko shumë pranë kalimit te Arsenali

Futboll

Zinchenko shumë pranë kalimit te Arsenali

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:06
Zinchenko

Manchester City dhe Arsenali janë afër marrëveshjes së dytë në këtë merkato.

Pasi u zyrtarizua kalimi i Gabriel Jesusit nga City te Arsenali, tani “Topçinjtë” janë shumë afër të nënshkruajnë me një lojtar tjetër.

Bëhet fjalë për ukrainasin, Oleksandr Zinchenko i cili do t’i bashkohet ekipit nga Londra.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 30 milionë funte.

Ndërkohë, tani ka edhe progres në bisedimet mes Arsenalit dhe futbollistit për pagën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat