Ish-sulmuesi italian me vlerësim maksimal për Bajramin

Futboll

Ish-sulmuesi italian me vlerësim maksimal për Bajramin

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:59
Bajrami

Pas transferimit të Asllanit drejt Interit, Nedim Bajrami është një tjetër lojtar që përflitet për të hedhur një hap më lart në futbollin italian.

Mesfushori shqiptar pëlqehet nga Fiorentina, që do të ishte një destinacion i mirë për karrierën e tij. Ish-sulmuesi i vjollcëve, Luca Cecconi, ka folur për “Firenzeviola.it” mbi 22-vjeçarin e Kombëtares sonë.

Cecconi ka shprehur vlerësimin maksimal për Bajramin, të cilin e sheh mjaftueshëm të pjekur për të bërë një hap cilësor në karrierë.

“Më pëlqen shumë, është një trekuartist modern me cilësi të rëndësishme teknike dhe realizuese. Di të shënojë edhe me një veprim personal. Nuk jam i sigurt se si ta vendos në 4-3-3, duke pasur parasysh paraprakisht Italianon, mund të luante te Saponara si një anësor i majtë që vjen drejt qendrës së fushës.

Për mua mund ta bëjë, por është më shumë një mesfushor i pastër sulmues. E shoh të pjekur për të bërë një hap cilësor, është edhe në Kombëtare. Bajrami duhet të ndiejë besimin tek ai, do ta merrja nëse klubi vërtet dëshiron të fokusohet tek ai, duhet të përfshihet plotësisht”, ka thënë Luka Cecconi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat