Hamiti: Arsyet që më kanë shtyrë t'i bashkohem Prishtinës janë projekti dhe grupi

Futboll

Hamiti: Arsyet që më kanë shtyrë t'i bashkohem Prishtinës janë projekti dhe grupi

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 19:07
Hamiti

FC Prishtina dhe futbollisti i mirënjohur, Genc Hamiti e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Mesfushori defanziv në edicionin e fundit ishte pjesë e Drenicës ku tregoi paraqitje shumë të mira për skuadrën nga Skënderaj.

28-vjeçari rikthehet te Prishtina pas pesë viteve pasi që më parë si 23-vjeçar kishte luajtur për një edicion te skuadra jonë, në vitin 2016/17.

Krahas Prishtinës dhe Drenicës, Hamiti ka bërë karrierë në Kosovë dhe te Ferizaj e Hajvalia.

Genci për faqen zyrtare të klubit shprehet i lumtur pas rikthimit te Prishtina.

"Arsyet që më kanë shtyrë t'i bashkohem Prishtinës janë projekti dhe grupi duke i përfshirë të gjithë në klub. Prishtina e ka një histori të lavdishme si klub dhe është nder të jem pjesë e saj.

Premtoj përkushtim maksimal dhe respekt për fanellën. Me punë mund të arrihen të gjitha.

Synimi kryesor do të jetë mbushja e stadiumit me tifozë. Tifozëve u premtoj angazhim maksimal", thotë Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat