Malaj transferohet në Suedi

Futboll

Malaj transferohet në Suedi

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:54
Malaj transferohet në Suedi

Argjend Malaj karrierën do ta vazhdojë në Suedi.

Mesfushori vushtrrias ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Ljungskile, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Malaj në sezonin e fundit ishte pjesë e Ballkanit, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

28-vjeçari më herët ka luajtur edhe te Prishtina, Tirana, Skënderbeu, Kamza e Feronikeli.

“Është një lojtar që ka fituar më parë dhe për këtë arsye i plotëson në mënyrë të mirë lojtarët tanë të rinj. Argjendi ka përvojë që na ka munguar në skuadër. Veç kësaj, ai ka këmbën e majtë të bukur, është fizikisht i fortë dhe ka një ‘tru futbolli’ të mprehtë” tha trajneri i skuadrës suedez, Erik Lund.

Ljungskile bën gara në kategorinë e tretë të futbollit në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat