Verratti: Fatkeqësi e madhe

Futboll

Verratti: Fatkeqësi e madhe

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:55
Verratti: Fatkeqësi e madhe

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, foli në “SportWeek” për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës 2022:

“Ndodhi një fatkeqësi. Ne e përjetuam me emocione shumë të përziera. Dy muaj pasi kishim fituar Kampionatin Evropian, mes episodeve dhe fatit të keq, nu kia dolëm dot në kualifikueset e Botërorit të Katarit.

Fatkeqësisht nuk ka më lojëra të lehta, nëse bën një gabim e paguan si skuadër.

Ne fituam Kampionatin Europian kur të gjithë mendonin se kishim vdekur, nga aty duhej t’ia fillonim përsëri. Në futboll është si në jetë, fiton dhe humbet, por pastaj duhet të shkosh gjithmonë në punë, të mos dorëzohesh. Të gjithë duam ta kthejmë Italinë aty ku e meriton, në Kupën e Botës”.

Mesfushori italian foli edhe për dështimin e PSG në Champions, pavarësisht milionave të shpenzuara në merkato dhe bashkimin e yjeve botërorë nën një “çati” në kryeqytetin francez: “Liga e Kampionëve? Nuk na mungon shumë, kemi luajtur një finale dhe një gjysmëfinale në tri vite.

Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe ndoshta të mos e fillojmë nga e para çdo herë. Kritikat e marra? Ky është futbolli i sotëm. Të gjithë kanë fuqinë të thonë fjalën e tyre. Me rrjetet sociale gjërat qarkullojnë shpejt.

Fiton titullin e dhjetë me PSG, 28 trofe në dhjetë vite dhe kjo merret si diçka e mirëqenë, por nuk është kështu. Të gjithë duam të bëjmë më shumë, por ka edhe kundërshtarë. Për Champions League, megjithatë, do të përpiqemi çdo vit, sepse ne e dimë se kjo është gjëja që ka më shumë rëndësi në Paris”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat