Nuk i var këpucët në gozhdë!

Futboll

Nuk i var këpucët në gozhdë!

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:50
Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç po shkon rreth moshës 40 vjeçare, por kjo nuk e ka penguar sulmuesin suedez të shtyjë sa më shumë në karrierën e tij. Suedezi i ka konfirmuar drejtuesëve të klubit se është i gatshëm të luajë dhe 1 vit më shumë.

Pronarët e rinj dhe drejtuesi sportiv Maldini kanë rënë dakord me këtë kërkesë dhe janë gati t’i rinovojnë kontratën.

Milani ka nevojë për një lider dhe kjo është arsyeja kryesore që investojnë dhe 1 vit më shumë tek suedezi.

Pas rikthimit të tij tek Milan, kuqezinjtë arritën të riktheheshin në Champions League dhe më pas patën suksesin maksimal, duke fituar kampionatin italian. Zlatan Ibrahimoviç është një “fitues i lindur” që Milani nuk mund të heqë dorë lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat