Buduçnosti dënohet nga UEFA për ndeshjen ndaj fituesit të Kupës së Kosovës

Futboll

Buduçnosti dënohet nga UEFA për ndeshjen ndaj fituesit të Kupës së Kosovës

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:09
Buduçnosti dënohet nga UEFA për ndeshjen ndaj fituesit të Kupës së Kosovës

Klubi i Buduçnostit është dënuar nga UEFA lidhur me organizimin e ndeshjes së parë ndaj Llapit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte zhvilluar më 7 korrik, në Podgoricë – derisa ishte fituar nga vendasit me rezultatin 2:0.

UEFA ka njoftuar këtë të premte se klubi nga Mali i Zi është dënuar me gjobë prej 20 mijë eurosh.

Gjithashtu, Buduçnosti do të urdhërohet për mbylljen e pjesshme të stadiumit.

Vendimet e plota nga UEFA:

– Të gjobisë Buduçnost Podgorica me 20,000 € dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Budućnost Podgorica gjatë një (1) ndeshjes së ardhshme të garës së UEFA-s në të cilën Buduçnost Podgorica do të luajë si klub pritës, për sjelljen raciste të mbështetësve të saj.

Buduçnost Podgorica do t’i komunikojë UEFA-s, përpara ndeshjes, sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët do të përfshijnë tribunën veriore dhe do të përbëhen nga të paktën 3,000 vende.

– Të urdhërojë Buduçnost Podgorica të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të garave të UEFA-s që do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.

– Të gjobisë Buduçnost Podgoricë me 10.125 euro për hedhjen e sendeve.

– Të gjobitet Buduçnost Podgoricë me 5250 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

– Të paralajmërojë Buduçnost Podgorica për sjellje të pahijshme të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat