Vrioni zgjidh problemin me dokumentacionet

Futboll

Vrioni zgjidh problemin me dokumentacionet

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 17:30
Vrioni zgjidh problemin me dokumentacionet

Xhakomo Vrioni bëri një transferim tërësisht të papritur duke kaluar nga Juventusi në MLS.

Të gjithë prisnin hapin e madh të sulmuesit shqiptar pasi shkëlqeu me Tirol, teksa arriti edhe kuotën e golave të Adeyemi në Austri.

Por lojtari shqiptar mendoi që të firmoste për Neë England Revolution.

Një problem më vete ishte edhe pajisja me dokumente që do t’i merrte jo pak kohë Vrionit.

Trajneri i tij i ri, Bruce, është shprehur së fundmi se shqiptari ka zgjidhur gjithçka dhe do të jetë në Boston në ditën e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat