Barcelona siguron një përforcim cilësor

Futboll

Barcelona siguron një përforcim cilësor

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:35
Barcelona siguron një përforcim cilësor

Një lajm i bujshëm vjen rreth merkatos së Barcelonës. Ndërkohë që tifozët po presin blerjen e Robert Lewandowskit, klubi katalanas ka siguruar një marrëveshje për Bernardo Silvën.

Gazetari Gerard Moreno shkruan se Barcelona ka gjetur marrëveshjen me Manchester City për të transferuar lojtarin e kombëtares braziliane në “Camp Nou” për 80 milionë euro!

27-vjeçari, i cili luan si mesfushor i avancuar dhe sulmuesi i djathtë, e ka shprehur prej kohësh dëshirën për të provuar një aventurë të re në karrierë pas pesë viteve në Premier League.

Bernardo Silva ndodhet nën kontratë me kampionët e Anglisë, Pep Guardiola nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij, por lojtari luzitan kërkon me ngulm kalimin tek ekipi i Xavit.

Akordi mes klubeve është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit të futbollistit portugez tek ekipi katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat