Mbi 10 mijë shikues në “Fadil Vokrri”, Llapi eliminohet nga skuadra malazeze

Futboll

Mbi 10 mijë shikues në “Fadil Vokrri”, Llapi eliminohet nga skuadra malazeze

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2022 Në ora: 20:48
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Llapi i Podujevës, fituesi i Kupës së Kosovës, eliminohet nga garat e Conference League. 

Llapi ka barazuar me rezultat 2:2 me Buduçnostin e Podgoricës, por nuk i mjaftoi pasi që ka pësuar humbje në sfidën e parë me 2:0.

Buduçnosti me rezultat të përgjithshëm 4:2 kualifikohet në rrethin e dytë.    

Image

Rreth 10 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri”, krijuan atmosferë brilante kundër Buduçnostit.

Një spektakël që moti nuk është pa në nivel të klubeve të Kosovës që garojnë në garat evropiane. 

Katër gola të shënuar, secila skuadër shënoi nga dy dhe një penallti e humbur nga Llapi.

Në minutën e 23-të, futbollisti Viktor Gjukanoviq, mashtroi mbrojtjen e Llapit dhe shënoi për rezultatin 0:1.

Image

Llapi ishte me fat në minutën e 27-të, Mijoviq gjuan fortë por tërthorësja aleat i llapjanëve. 

Pas dy minutave (29') Millosheviq kërcënon me goditje por i pa saktë.

Në minutën e 42-të, Llapi gati barazoi, por portieri Dragojeviq shpëton portën e Buduçnostit, mezi e ndali goditjen e Firminos.

Në fund të pjesës së parë, 45+1, penallti dhe Alef Firmino gjuan nga penalltia, duke shënuar në këndin e djathtë e Dragojeviq shkoi në këndin e majtë

Në minutën e 64-të, një pakujdesi e mbrojtjes llapjane, Gjukanoviq nuk fali, realizon për 1:2.

Në minutën e 71-të, zëvendësuesi Albion Kurtaj nga rreth 20 metra shënon gol spektakolar, ku portieri Dragojeviq vetëm me shikim e përcolli topin si futej në këndin e djathtë, 2:2. 

Në minutën e 90+4, Festim Alidemaj dështon nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e priti portieri Dragojeviq.

Llapi u angazhua maksimalisht por nuk ia doli të përmbys humbjen në Podgoricë, kjo edhe me fajin e mbrojtjes e cila nuk ka qenë në nivelin e duhur.  Gabimet e mbrojtjes i shfrytëzoi Gjuukanoviq, i cili është më i merituari që skuadra malazeze arriti qëllimin. 

Kryetrajneri Tahir Batatina me ekipin e tij u përpoqën deri në fund por pa sukses.  

Në turin e ardhshëm të kualifikimeve, Buduçnosti do të luajë me më të mirin e ndeshjes mes Brejdablik të Islandës dhe Santa Coloma nga Andorra.
   
Llapi - Buduçnosti 2:2

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: Firmino (45+1’ – nga penalltia), Kurtaj 71’) - Gjukanoviq (23’ e 64’).
Kartona të verdhë: Shabani, Idrizi – Axhiq, Mijoviq, Razhnatoviq, Dakiq.
Llapi: Avdyli, Augosto, Shabani (Alidemaj 66’), Krasniqi, Idrizi, Ramadani, Maliqi (Kurtaj 58’), Fazliu, Rivera, Progni (da Silva 67’) dhe Firmino (Vukçeviq 75’).
Buduçnosti: Dragojeviq, Gjuriçkoviq, Dakiq, Axhiq, Razhnatoviq, Terziq, Jankoviq, Mirkoviq, Mijoviq, Millosheviq (Petroviq 74’) dhe Gjukanoviq (Novoviq 79’). 

90' Pesë minuta shtesë.

83' Llapit i duhen edhe dy gola, të paktën ndeshja të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

76’ Edhe me tutje baras (2:2).

Llapi - Buduçnosti 2:2

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: Firmino (45+1’ – nga penalltia), Kurtaj 71’) - Gjukanoviq (23’ e 64’).
Kartona të verdhë: Shabani, Idrizi – Axhiq, Mijoviq, Razhnatoviq.
Llapi: Avdyli, Augosto, Shabani (Alidemaj 66’), Krasniqi, Idrizi, Ramadani, Maliqi (Kurtaj 58’), Fazliu, Rivera, Progni (da Silva 67’) dhe Firmino (Vukçeviq 75’).
Buduçnosti: Dragojeviq, Gjuriçkoviq, Dakiq, Axhiq, Razhnatoviq, Terziq, Jankoviq, Mirkoviq, Mijoviq, Millosheviq (Petroviq 74’) dhe Gjukanoviq. 

71' Albion Kurtaj shënon gol spektakolar, barazon rezultatin 2:2.

64' Gjukanoviq shënon për rezultatin 1:2 në favor të Buduçnostit.

59' Firmino lëshon një rast të mirë.

Llapi - Buduçnosti 2:2

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: Firmino (45+1’ – nga penalltia), Kurtaj (71') – Gjukanoviq (23' e 64').
Kartona të verdhë: Shabani, Idrizi – Axhiq, Mijoviq, Razhnatoviq.
Llapi: Avdyli, Augosto, Shabani, Krasniqi, Idrizi, Ramadani, Maliqi (Kurtaj 58’), Fazliu, Rivera, Progni dhe Firmino.
Buduçnosti: Dragojeviq, Gjuriçkoviq, Dakiq, Axhiq, Razhnatoviq, Terziq, Jankoviq, Mirkoviq, Mijoviq, Millosheviq dhe Gjukanoviq. 

58' Mbrojtja e Llapit jo në nivel.

54' Llapi po sulmon, Progni harkoi në qendër por Maliqi  jo i vëmendshëm për të dërguar topin në rrjetë.

50' Llapjanët kërkojnë golin e epërsisë.

47' Ndeshje e luftuar.

Përfundon pjesa e parë, Llapi - Buduçnosti 1:1, ndeshja e kthimit e Conference League.  

Llapi - Buduçnosti 1:1

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 10.000.
Gjyqtar: M. Kristoffersen (Danimarka).
Shënues: Firmino (45+1’ – nga penalltia) – Gjukanoviq (23).
Kartona të verdhë: Shabani, Idrizi – Axhiq, MIjoviq.
Llapi: Avdyli, Augosto, Shabani, Krasniqi, Idrizi, Ramadani, Maliqi, Fazliu, Rivera, Progni dhe Firmino.
Buduçnosti: Dragojeviq, Gjuriçkoviq, Dakiq, Axhiq, Razhnatoviq, Terziq, Jankoviq, Mirkoviq, Mijoviq, Millosheviq dhe Gjukanoviq. 

45'+1 Penallti për Llapin, njëri nga lojtarët e Buduçnostit e preku topin me dorë. Alef Firmino shënon, 1:1.

42' Portieri Dragojeviq shpëton portën e Buduçnostin, duke e ndal goditjen e Firminos.

41' Llapi po orvatet me forcat e veta por pa sukses.

38' Kartoni i verdhë për Bujar Idrizin.

36' Maliqi gjuan mbi portën e portierit Dragojeviq.

34' Llapi po lufton që të barazojë rezultatin.

32' Llapi nuk po tregon lojën e pritur.

29' Millosheviq kërcënon me goditje por llapjanët me fat.

27' Llapi shpëton sërish, Mijoviq gjuan fortë por tërthorësja aleat i llapjanëve.

23' Viktor Gjukanoviq shënon pas gabimit të mbrojtjes së Llapit, 0:1.

20' Nuk ka ende gola, 0:0.

Llapi i Podujevës, synon fitore dhe përmbysjen e humbjes me rezultat 2:0 në Podgoricë nga Buduçnosti, në kuadër të rrethit të parë të Conference League. 

Rreth 10 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri”, atmosferë drithëruese kundër Buduçnostit 

Një atmosferë që moti nuk është pa, sa i takon ekipeve tona që garojnë në garat evropiane. 

Llapi po mundohet por po has në mbrojtje të fortë të rivalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat