Nis grumbullimi i tifozëve për ndeshjen Llapi - Buduçnosti

Futboll

Nis grumbullimi i tifozëve për ndeshjen Llapi - Buduçnosti

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:27
Nis grumbullimi i tifozëve për ndeshjen Llapi - Buduçnosti

Ka filluar grumbullimi i tifozëve për ndeshjen mes Llapit dhe Buduçnostit, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Conference Leagues.

Shumë tifozeri shqiptare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, në përkrahje të Llapit.

Ndeshja e parë në Podgoricë përfundoi me fitore të Buducnostit me rezultat 2:0.

Llapi është mobilizuar dhe në “Fadil Vokrri” pritet ta ketë mbështetjen e rreth 10 mijë tifozëve për ta përmbysur rezultatin.

Kujtojmë se në “Fadil Vokrri” sonte nuk do të ketë tifozë të ekipit të Buduçnostit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat