Gjilani eliminohet në minutën e fundit në Letoni

Futboll

Gjilani eliminohet në minutën e fundit në Letoni

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2022 Në ora: 17:57
Pamje nga ndeshja e parë në Prishtinë

Gjilani i pafat, eliminohet në minutën e fundit në LIepaja të Letonisë.

Skuadra e Gjilanit pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Liepaja, duke ia zhvlerësuar fitores (1:0) e ndeshjes së parë në Prishtinë, në kuadër të rrethit të parë të Conference League.

Liepaja me rezultat të përgjithshëm 3:2 kualifikohet në rrethin e dytë.    

Pjesa e dytë ishte më dinamike për dallim nga 45 minutat e parë të lojës.

Në minutën e 48-të, Blerim Krasniqi shkaktoi penallti, pasi që ndërhyri ndaj sulmuesit Dodo.

Futbollisti Arturs Karasauskas shënon nga penalltia, 1:0 për Liepaja-n, në minutën e 49-të.

Pas dy minutave (51’), barazohet rezultati. Blerim Krasniqi realizon nga afërsia. 

Në minutën e 64-të, vendasit shënojnë për 2:1 me golin e Nemanja Belakoviq. Ai shënoi pas një topi të kthyer, ku fillimisht u qëllua shtylla.

Një penallti fatale (e shkaktoi Besar Musolli) kundër Gjilanit, Dodo e realizoi gol për fitoren (3:1) dhe kualifikimin e skuadrës së tij.

Dodo shënoi dy herë nga penalltia, ndërsa Gjilani i trajnerit Zekirja Ramadanit përfundon aventurën në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat