Gjesti që preku thellë krejt botën. Shitet...

Futboll

Gjesti që preku thellë krejt botën. Shitet...

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:46
Fanella e Ronaldos

Pushtimi rus i Ukrainës ka gjeneruar të gjitha llojet e gjesteve të solidaritetit me ukrainasit. Këtë të enjte zbulohet një që gjest të veçantë që përfshin edhe Cristiano Ronaldon.

Volodymyr Romanchuk, 14 vjeç, vendosi të nxjerrë në ankand një fanellë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo, të cilën e mori nga ylli portugez i futbollit në vitin 2019, në një ndeshje kualifikuese për “Euro 2020”, në të cilën Portugalia u mund në Kiev 2-1. Kapiteni i kombëtares luzitane shënoi golin e vetëm të të tijve në atë ndeshje kualifikuese, me penallti. Një gjest solidariteti që u vlerësua shumë në rrjetet sociale.

Fanella u shit në ankandin e organizuar prej “Save Ukraine Now” për 2000 euro dhe të gjitha paratë shkuan në ndihmë të ushtrisë ukrainase. Një shumë jo fort e madhe financiare, por me simbolikë tepër domethënëse, sepse do të të përdoret për të blerë ilaçe dhe ndihmuar ushtarët e plagosur në luftën e çmendur të nisur nga Rusia.

Historia – 14-vjeçari nga Ivano-Frankivsk, i cili quhet Volodymyr Romanchuk, e vuri në dispozicion të ankandit fanellën me autograf të Cristiano Ronaldos. Një ankand bamirësie për të ndihmuar ushtrinë ukrainase. Blerësi është një djalë i ri që jeton në SHBA.

Vetë Cristiano Ronaldo i përshëndeti pjesëmarrësit në ankandin e bamirësisë, në të cilin bluza e nënshkruar prej tij u shit për 2000 euro. Qendra Koordinuese “Save Ukraine Now” bëri me dije përmes Facebook:

“Kemi një lajm të pabesueshëm. Historia me fanellën arriti deri te Cristiano Ronaldo dhe sot morëm reagimin e mëposhtëm nga futbollisti legjendar portugez:

Shpresoj që fanella ime e ndeshjes me Ukrainën në vitin 2019 t’i ndihmojë të rinjtë që të kenë një të ardhme më të mirë. Dua të përgëzoj Federatën e Futbollit të Ukrainës për këtë veprim. Duke u lutur për paqe, Cristiano Ronaldo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat