Llapi në këmbë, Gjukanoviq këtë e kërkon!

Futboll

Llapi në këmbë, Gjukanoviq këtë e kërkon!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2022 Në ora: 12:11
Pamje nga ndeshja e parë

Të gjithë në pritje të ballafaqimit mes Llapit të Podujevës dhe Buduçnostit të Podgoricës, e cila do të zhvillohet sot në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapjanët të etur për fitore dhe të përmbysin humbjen me 2:0 në Podgoricë, që të kualifikohen më tej përkatësisht në rrethin e dytë të Conference League.

Sipas informacioneve nga KF Llapi, stadiumi pritet të mbushet me shikues dhe të krijojnë një atmosferë për lakmi.

Media malazeze “Pobjeda”, ka shkruar “vera e stërzgjatur europiane është realitet për Buduçnostin, i cili ka gjasa të mira për të kaluar në turin e dytë të Conference League.

Skuadra e trajnerit të Buduçnostit, Aleksandër Nedoviq, ka mundur të fitojë më bindshëm para tifozëve të tyre dhe ta bëjë formale ndeshjen e dytë.

Në këtë mënyrë Llapi ka shpresë”, shkruan mes të tjera media malazeze.

“Kemi një rezultat të favorshëm, por nuk ka relaksim. E dimë që kemi bërë një hap të madh drejt kualifikimit, por ka edhe një tjetër, ai vendimtar është në Prishtinë. Besoj se jemi në gjendje të mbrojmë avantazhin.

Do të mundohemi ta zgjidhim sa më shpejt ndeshjen e revanshit dhe të shkojmë në raundin e dytë”,– tha futbollisti i skuadrës malazeze Viktor Gjukanoviq.
“Me siguri do të kemi një ndeshje të vështirë. Synimi i Llapit është i njëjtë me tonin, që është të kalojmë në turin tjetër”
, tha mes të tjera Gjukanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat