Trajneri i Budoçnostit flet para duelit me Llapin

Futboll

Trajneri i Budoçnostit flet para duelit me Llapin

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 23:50
Aleksandar Nedoviq

“Ne në këtë ndeshje vijmë për të kaluar rundin e dytë. Kemi luajtur mirë në ndeshjen e parë dhe pse të mos luajmë mirë edhe në ndeshjen kthyese”. Kështu ka thënë trajneri i Buduçnostit, Aleksandar Nedoviq, një ditë para duelit me Llapin.

Llapi dhe Buduçnosti do të takohen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën kthyese të rundit të parë kualifikues në Conference League.

Tekniku i skuadrës malazeze ka bërë të ditur se nuk do të mbrohen në duelin e nesërme, por sipas tij, Buduçnosti do të bëjë lojë ofensive. Ai është i bindur se skuadra e tij është e gatshme për sfidën me llapjanët.

“Mendoj se jemi absolutisht gati për këtë ndeshje kthyese”, tha ai.

Nedovic është i sigurt se atmosfera në ‘Fadil Vokrri’ do të jetë e ‘nxehtë’.

“Ishte nxehtë për ta në Podgoricë, sigurisht do të jetë atmosferë e nxehtë për ne atje. E njohim kundërshtarin shumë më mirë. Është më mirë kur e ke luajtur një ndeshje sesa të analizosh ato gjëra përmes videove”, theksoi Nedoviç.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Podogoricë është mbyllur me fitoren e skuadrës malazeze prej 2-0.

Dueli i nesërme mes Llapit dhe Buduçnostit luhet në Prishtinë dhe nis në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat