Vitoria bëhet trajner i ri i Egjiptit

Futboll

Vitoria bëhet trajner i ri i Egjiptit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:28
Vitoria bëhet trajner i ri i Egjiptit

Ish-trajneri i Benficas, Rui Vitoria është emëruar trajner i ri i Egjiptit. 

Kontrata e Carlos Queiroz nuk u rinovua pasi Egjipti u mund nga Senegali në play-offin e Kupës së Botës. 

Vitoria e filloi karrierën e tij si trajner në ish-klubin Vilafranquense më 2002 përpara se të kalonte te Fatima, Pacos Ferreira dhe Vitoria Guimaraes. Ai iu bashkua Benficas në vitin 2015 dhe fitoi tituj të ligës më 2016 dhe 2017.

Te Egjipti Vitoria do ta ketë për detyrë të rikthejë pozitën e shtatë herë kampionëve të Afrikës në mesin e skuadrave kryesore të kontinentit pas dështimit për t'u kualifikuar në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat