Batatina: Dhjetë mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës 

Futboll

Batatina: Dhjetë mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës 

Nga: K.G.. Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:24
Batatina

Llapi i Podujevës, është gati për sfidën e madhe ndaj Buduçnostit të Podgoricës, e cila luhet nesër në në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Llapi synon përmbysjen e humbjes 2:0 në Podgoricë dhe kualifikimin në rrethinë e dytë të kualifikueseve në Conference League në futboll. 

Tahir Batatina, kryejtrajner i Llapit, jep lajmin e madh.

“Faleminderit gjithë kombit shqiptar për mbështetjen dhe kam një lutje nga gjitha tifogrupet tona shqiptare që të dominoj brohoritja “O sa mirë me qenë shqiptar” .

Tash po e kuptoj vlerën e luftës kur isha 21 vjeç që po më kthejnë emocionet e mëparshme nga lufta.

Sapo më njoftuan se 10,000 mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës për këtë ndeshje.

Përpara Llapi, Kosovë e Shqipëri, e gjitha viset shqiptare ku do që janë”, njofton Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat