Refuzon përsëri ofertën për sulmuesin

Futboll

Refuzon përsëri ofertën për sulmuesin

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:59
Refuzon përsëri ofertën për sulmuesin

PSG dhe Galtier janë “fiksuar pas Hugo Ekitike. 20-vjeçari është një fenomen i vërtet, pas një sezoni fantastik me Reims. Hugo realizoi 11 gola në 26 ndeshje, por në Paris janë të bindur se ky nuk është limiti i talentit, pasi ai është një lojtar me shumë potencial.

Ekitike është një objektiv edhe i Newcastle, por drejtuesit e Reims po bëjnë një rezistencë të jashtëzakonshme, pasi së fundmi kanë refuzuar edhe një ofertë të “çmendur” të pariezienëve të cilët ofruan 27 milionë euro + 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Newcastle ka nisur kontaktet që në muajin janar, por ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa francezi Ekitike ka bërë me dije se do të preferonte të luante përsëri në Ligue 1 duke i dhënë përparësi PSG.

Gjithsesi dominimi në fushën e lojës duket se zerohet në merkato pasi Reims tani po i bënë një rezistencë të jashtëzakonshme kampionëve të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat