Publikohen formacionet e Tirana - Dudelanzh

Futboll

Publikohen formacionet e Tirana - Dudelanzh

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 19:02
Publikohen formacionet e Tirana - Dudelanzh

Tirana luan sot në “Air Albania” ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj kampiones së Luksemburgut, Dudelanzh. Bardheblutë, pas humbjes 1-0 në sfidën e parë, duhet të përmbysin gjithçka në duelin e kthimit për të tentuar kalimin e turit që do t’i jepte një ndihmë të madhe për të arritur fazën në grupe të kompeticioneve europiane.

Trajneri Orges Shehi ka bërë një ndryshim të vetëm në krahasim me formacionin titullar të ndeshjes së parë dhe ky i detyruar për shkak të kartonit të kuq që mori Limaj në atë sfidë. Në vend të tij në fushën e e lojës si titullar sot është përzgjedhur Hila, i cili garanton më shumë mbulim për mbrojtjen, teksa Totre pritet të jetë i orientuar tërësisht drejt sulmit.

Ndërsa Dudelanzh është përgatitur për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë pasi trajneri Fanguiero ka përzgjedhur një rreshtim 5-4-1 në këtë duel me vetëm Haxhi të avancuar.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Behirat5e, Toshevski, Aleksi, Totre, Hila, Xhixha, Seferi, Devid.
Trajner: O. Shehi

Dudelanzh: Foks, Da Kosta, Skenderovi5, Diuf, Gashi, Shtumpf, Boji5, Morren, Sinani, Hasan Nader, Haxhi.
Trajner: K. Fangueiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat