Përforcohet Deçiqi!

Futboll

Përforcohet Deçiqi!

Nga: K. G. Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:13
Përforcohet Deçiqi!

Futbollisti Igor Ivanoviq është zyrtarisht i skuadrës shqiptare, Deçiqi nga Tuzi.

Futbollisti që fitoi nëntë trofe në Mal të Zi do të vazhdojë karrierën në klubin nga Tuzi, i cili po ashtu ka ambicie të mëdha në sezonin e ardhshëm.

“Ivanoviq (31 vjeç) hyri në CFL si lojtar i Kom-it në vitin 2009, më pas luajti për Rudarin, OFK Beogradi dhe Zira të Azerbajxhanit, pastaj dy sezone në Sutjeskë dhe katër në Buduçnost, njofton media e Malit të Zi, “Vijesti.

Deçiqi garon në rrethin e parë të Conference League, bëhet gati për ndeshjen e të enjtes kundër ekipit bjellorus, Dinamo Minsk, sfida e parë përfundoi baras (1:1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat