Capello habitet me dëshirat e Juventusit

Futboll

Capello habitet me dëshirat e Juventusit

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:24
Capello

Fabio Capello dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën foli për Serinë A, veçanërisht duke analizuar zërat e merkatos në lidhje me Nicolò Zaniolo: “Ndonjëherë pyes veten nëse Nicolo do të ishte vërtet i dobishëm për Juventusin.

Në thelb ata morën Di Marian, tashmë kanë Cuadrado…, nuk mund ta kuptoj pse ngulmojnë për një përforcim tjetër. Zaniolo ka një talent të madh që rrezikon ta humbasë. Duhet të jetë i kujdesshëm me ata që e rrethojnë, duhet të shërohet me kujdes gjatë gjithë vitit.

Gjithmonë mendoj për Baggio, i cili kishte lëndime shumë të rënda në gju, por ishte ende Baggio pas moshës 30 vjeç. I kushtonte vëmendje peshës, punës specifike, ai ishte shumë i kujdesshëm. Nëse Nicolo heq dorë nag profesionalizmi rrezikon shumë.

Ky do të ishte turp për futbollin italian dhe për të. Nëse nuk kthehet në atë që ka qenë më parë, do të vuante edhe vlerën sportive, dhe ekonomike”.

“Don Fabio” tha disa fjalë edhe për Paulo Dybala: “Ajo që e ndërlikon jetën e trajnerëve janë futbollistët që nuk dinë të luajnë. Argjentinasi është kampion. Dhe meqë ra fjala, ai është gjithashtu shumë i mirë për grupin. Këto aftësi janë gjithnjë e më vendimtare në futbollin modern.

Nëse është e vërtetë që majtoshët (sallaksit) kanë diçka më shumë? Po, është e vërtetë. Shpesh ndodh që ata që përdorin të majtën kanë më shumë dhunti, më shumë imagjinatë. Ata i ndihmon imagjinata më e saktë, sepse përdorin këmbën më pak të përdorur nga të tjerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat