Nuhiu: Kam besim të madh se do ta përmbysim rezultati

Futboll

Nuhiu: Kam besim të madh se do ta përmbysim rezultati

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:19
Nuhiu: Kam besim të madh se do ta përmbysim rezultati

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Drita, sontë në mbrëmje luan sfidën kthyese në Conference League, ku ndeshet me skuadrën finlandeze Inter Turkut.

Gjilanasit dhe Inter Turku, do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen që do të vendos skuadrën e cila do të kalojë në rrethin tjetër të garave. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar para një javë, ishte mbyllur me fitoren e skuadrës finlandeze prej 1-0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, beson se klubi i tij mund ta kthejë rezultatin dhe të marrë kualifikimin tutje.

“Kam besim të madh se do ta përmbysim rezultatin, e dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse kundërshtari është i fortë. Ftoj tifozët që të vijnë të na mbështesin dhe në fund të festojmë bashkë.

E njohim tani kundërshtarin, kemi mësuar pikët e tyre të dobëta, duhet të jemi më të qetë të barazojmë dhe më pas të kërkojmë golin e avantazhit. Përveç Blakqorit të gjithë janë në dispozicion”, tha ai. Ndeshja Drita-Inter Turku nis në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat