Sanches nuk e do më Milanin

Futboll

Sanches nuk e do më Milanin

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 20:11
Renato Sanches

Renato Sanches pritet të jetë përforcimi i radhës i Paris Saint-Germainit.

“Le Parisien” ka raportuar këtë të hënë se mesfushori portugez ka pranuar që t’i bashkohet kampionëve të Francës.

Sanches ishte i lidhur me një transferim te Milani, por sipas mediumit francez, ai nuk është më i interesuar për t’u transferuar në “San Siro”.

Transferimi i 24-vjeçarit te Paris Saint-Germaini pritet të mbyllet për 10 milionë euro.

Megjithatë, sipas raportimit, bisedimet po shkojnë ngadalë sepse Lille dëshiron më shumë se 10 milionë.

Kontrata e Sanchesit me Lille skadon më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat