Mesfushori i Arsenalit drejt kalimit te Roma

Futboll

Mesfushori i Arsenalit drejt kalimit te Roma

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 00:44
Mesfushori i Arsenalit

Pas Nemanja Matiç, Roma kërkon një tjetër mesfushor, i cili ashtu si serbi, mund të vijë nga Premier League. Bëhet fjalë për Lucas Torreirën, mesfushor uruguaian, i cili është në pronësi të Arsenalit.

Duke folur për “El Pais”, Torreira ka zbuluar se ka komunikuar në telefon me Jose Mourinhon dhe do të dëshironte të luante për të, teksa tani u takon dy klubeve të arrijnë një marrëveshje.

“Kam folur në telefon me Mourinhon dhe është një trajner i madh. Më ka shpjeguar idetë e tij dhe besoj se mund të bëj shumë mirë, por marrëveshja mes klubeve nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Torreira.

Mesfushori ishte në huazim te Fiorentina sezonin që lamë pas, por klubi vjollcë nuk ushtroi të drejtën e blerjes, duke e rikthyer sërish në Londër. Nga ana tjetër, Arsenali është gati ta japë sërish në huazim, por këtë herë me detyrim blerjeje, pasi dëshiron ta largojë njëherë e mirë uruguaianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat