Drita - Inter Turku, ‘Intelektualët’: Bëhuni gati për ligjëratën e radhës

Futboll

Drita - Inter Turku, ‘Intelektualët’: Bëhuni gati për ligjëratën e radhës

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 18:41
'Intelektualët’

Drita e Gjilani është gati për sfidën (e martë, 20.00) me Inter Turkun e Finlandës, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të Conference League në futboll.

Drita synon përmbysjen e humbjes në Turku me rezultat 1:0.

 “Të martën (pasnesër) udhëtojmë drejtë Prishtinës, për të përkrahur Dritën, në përballjen e kthimit të Conference League. 
‘Intelektualët’ vendosen në sektorin lindor të stadiumit. Lajmërohen të gjithë anëtarët e grupit, tifozët e Dritës dhe qytetarët e Gilanit, që të pajisen me një biletë në tribunën lindore, për të mbështetur bashkarisht skuadrën tonë të zemrës.

Biletat janë në dispozicion nga sot, në dy lokacione (te Teatri dhe Stadiumi i Qytetit) prej orës 12:00 deri në ora 20:00. Bileta kushton 3£. Nxitoni për ta blerë! 

Ndërsa të martën, ditën e ndeshjes, mblidhemi në ora 18:00 te salla e sporteve, nga ku edhe nisemi drejtë stadiumit 'Fadil Vokrri', në mënyrë të organizuar me autobusë. 

Edhe njëherë, të gjithë bashkë, për historinë dhe traditën Bardhë e Kaltër. Për dashurinë tonë më të madhe, për krenarinë e qytetit. Për të përfaqësuar në mënyrën e duhur klubin tonë dhe tifoskenën Shqiptare, në arenën evropiane. 

Bëhuni gati për ligjëratën e radhës me djemtë e qytetit. Për spektaklin e ardhshëm, në një tjetër mbrëmje historike për familjen tonë të madhe! 

Unë një ditë s’do t'jem ktu, por ti gjithmonë do jesh”, shkruan në faqen e “Intelektualët 1998”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat