Ish-mbrojtësi i Juventusit, me një mesazh

Futboll

Ish-mbrojtësi i Juventusit, me një mesazh

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:48
Andrea Barzagli

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli kosideron se largimi i Matthijs de Ligt nga klubi do të ishte një humbje e madhe për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Ky vlerësim vjen pasi kohëve të fundit ka spekulime ku holandezi lidhet me transferim te Chelsea, Manchester United dhe Bayern Munich. 

“Nëse ai do të largohej, do të ishte një humbje e madhe për Juventusin dhe gjithashtu për kampionatin italian. Matthijs nuk tregoi potencialin e tij maksimal, pavarësisht kampionatit të shkëlqyer vitin e kaluar, në të cilin filloi të merrte përgjegjësinë për drejtimin e mbrojtjes dhe ekipit", ka thënë ish-futbollisti italian.

"De Ligt erdhi në Juventus kur ishte i ri dhe me presionin se ishte paguar shumë, me dy mbrojtës të mëdhenj përpara tij si Chiellini dhe Bonucci. Nuk është e lehtë kur paguhesh ashtu dhe ka pritshmëri, është e vështirë të gjesh vazhdimësi dhe të kesh besimin e duhur me dy përbindësha të tillë përpara".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat