Dybala rikthehet në Torino

Futboll

Dybala rikthehet në Torino

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:40
Dybala

Paulo Dybala do të rikthehet sërish në Torino.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas do të zbarkojë në qytetin ku ndenji për shtatë vite për të takuar agjentin e tij për të diskutuar rreth të ardhmes së tij dhe ofertat që kanë mbërritur për të.

Gjithashtu 28-vjeçari ka punësuar një fizioterapist dhe një përgatitës atletik për të qenë në formë për sezonin e ardhshëm.

Dybala është ende pa skuadër, por paga e tij e lartë mbetet problem për të gjitha ekipet e interesuara.

Oferta konkrete është ajo e Interit, por zikaltërit duhet të largojnë futbollistë dhe më pas të transferojnë.

Milani, Roma dhe Napoli kanë bërë vetëm sondazhe për të, ndërsa Mançester Junajtid mbetet në dritare dhe do të hidhet në sulm vetëm nëse Kristiano Ronaldo vendos përfundimisht të largohet.

Në sezonin e kaluar, Paulo Dibala me fanellën e Juventusit u aktivizua gjithsej në Serinë A në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 5 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat