Njihuni me arbitrin më të vjetër në botë

Futboll

Njihuni me arbitrin më të vjetër në botë

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 20:28
Alfred Nassau

Alfred Nassau është arbitri më i vjetër në botë. Në moshën 85-vjeçare, ai vijon të ndëshkojë me kartonë futbollistët në Angli.

Arbitri gjysh tha për “The Sun”: “Jam arbitër që nga viti 1983. Kam gjykuar 2091 ndeshje, pa përmendur dy miqësore që kam arbitruar kohët e fundit. Kam ndëshkuar me karton të kuq 86 herë dhe me karton të verdhë 134 herë”.

“Jam shumë i rreptë. Përpara çdo ndeshjeje i paralajmëron futbollistët që do të dalin jashtë nëse përdorin fjalë të pista”, shton 85-vjeçari.

Alfred Nassau është arbitër në kategorinë e ulët angleze North Riding County League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat