Olsi Teqja, firmos me klubin e Chambly

Futboll

Olsi Teqja, firmos me klubin e Chambly

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:27
Olsi Teqja

Olsi Teqja vijon aventurën në futbollin francez.

Mbrojtësi 33-vjeçar nga Kruja ka ndërruar skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Beauvais dhe ka firmosur te klubi i Chambly.

Ashtu si Beauvais, ku Teqja qëndroi për dy sezone, edhe Chambly militon në ligën e katërt franceze, ndërsa deri para dy vitesh ka qenë pjesë e rregullt e Ligue 2.

Olsi Teqja është një mbrojtës me mjaft eksperiencë, që në Superiore ka luajtur me klube si Kastrioti, Apolonia, Tirana, Kukësi, Bylis, Kamza e laçi, teksa regjistron edhe një përvojë me kuqezinjtë e Shkëndijës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat