Trajneri i Buduçnostit është në presion të sfidës në “Fadil Vokrri”

Futboll

Trajneri i Buduçnostit është në presion të sfidës në “Fadil Vokrri”

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:03
Aleksandar Nedoviq

Trajneri i Buduçnostit të Podgoricës, Aleksandar Nedoviq, është shprehur i kënaqur me fitoren me rezultat 2:0 ndaj Llapit të Podujevës, në ndeshjen e parë të xhiros së parë të kualifikimeve për Conference League. 

Trajneri i skuadrës nga Podgorica, ia ka frikën këtij rezultatit sepse nuk i jep kurrfarë qetësie për ndeshjen e kthimit me 14 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

“Pjesa e parë ishte e mrekullueshme dhe ne duhet të kishim përfunduar një punë të madhe që në ndeshjen e parë.

Mbetet për keqardhje që nuk shënuam gol, për ta mbyllur ndeshjen shumë më mirë”, tha Nedoviq.

 “Nuk e lejuam Llapin të luante atë që donte, luajtëm me presing të lartë. Golin e parë e shënuam në kohë dhe të dytin, duhej të bënim më shumë me një lojtar më shumë. Kjo është ndeshja e parë e sezonit në fund të fundit”, - tha Nedoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat