Së shpejti vizitat mjekësore

Futboll

Së shpejti vizitat mjekësore

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 14:00
Rei Manaj

Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rei Manajt në Angli.

Sipas raportimeve nga Spanja, ditët e fundit, dy klubet kanë negociuar detajet e fundit, me Manajn shumë të vetëdijshëm për gjithçka dhe në pritje të kalimit të kontrollit mjekësor pas dhënies së “dritës jeshile” për këtë lëvizje.

Për shkak të rënies nga kategoria, Watford nuk është i gatshëm të paguajë për shqiptarin. Kështu që në largimin e sulmuesit, Barça nuk do të marrë gjë, por do të përfitojë një përqindje nga shitja e tij në të ardhmen.

Rei Manaj ka qenë i huazuar sezonin e fundit te Spezia. Klubi italian nuk mundi ta blinte për 2.7 milionë euro dhe në një situatë të tillë vendosi që të hiqte dorë nga shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat