Duro: Kemi cilësitë për të fituar jashtë

Futboll

Duro: Kemi cilësitë për të fituar jashtë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 00:14
Duro

Laçi nuk mori rezultatin që priste ndaj Iskras në “Elbasan Arena”, por ishte i pafat në rastin e ndërhyrjes ndaj Akinyemit, të cilën kryesori nuk e pa si të parregullt. Trajneri u kurbinasve, Shpëtim Duro, në prononcimin për SuperSport pas sfidës, u shpreh i bindur se skuadra e tij e ka potencialin për të fituar në transfertë.

“Kemi pasur vështirësi në finalizim, edhe pse erdhi edhe si një rezultat i mbrojtjes kundërshtare me shumë forca. Nëse nuk shënon në këto situate, loja vështirësohet akoma më shumë.

Rasti i penalltisë? M’u duk totalisht një 11-metërsh, nuk e di se si e ka parë gjyqtari, por janë këto momente që zgjidhin situatën. Për mua ishte penallti.

Si Spahiu dhe Ujka kanë bërë ndeshje të mira. Dëmtimi i Spahiut është i lehtë, nga bllokimi.

Ne dominuam, qarkulluam topin. Qato na u dëmtua në momentet e fundit, por të dy lojtarët që ishin në fushë bënë ndeshje të mira.

Do të ishte pozitive të merrnim fitoren, por ne do të tentojmë në maksimum, sepse kemi kualitetet e duhura për ndeshjen në transfertë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat