Llapi me një lojtar më pak 60 minuta, nuk ia del në Podgoricë

Futboll

Llapi me një lojtar më pak 60 minuta, nuk ia del në Podgoricë

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:22
Pamje nga ndeshja Buduçnosti - Llapi

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, nuk ia del në stadiumin në Podgoricë, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Buduçnosti.

Fituesi i Kupës së Malit të Zi, shënuan dy gola në 45 minutat e parë dhe në anën tjetër, llapjanët mbeten me një futbollist me pak.

Në minutën e 23-të, Mijoviq realizon në portën e portierit Ilir Avdyli.

“Në minutën e 30-të, Bianor ndëshkohet me karton të kuq, pasi që ai e rrëzoi Gjukanoviqin si lojtarin e fundit në mbrojtje”, shkruan media malazeze “CDM”.

Ky karton dekoncentroi Llapin dhe pëson golin tjetër pikërisht në minutën e 32-të.

Autor i golit Ignjatoviq. 

Llapi e pret punë e madhe të enjten e ardhshme (me 14 korrik) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por ky rezultat lehtë mundet të përmbyset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat