Gavi do të vazhdojë të qëndrojë ende në “Camp Nou”.
E këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Alemany, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Gavi ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, siç pritej.
Alemany tha: “Gavi do të vazhdojë 100% me Barçën, ne kemi një marrëveshje në fuqi”.
Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet, nuk ka qenë kurrë në dyshim.
Mesfushori i talentuar momentalisht ka kontratë të vlefshme deri më 2023, mirëpo gjiganti katalunas dëshiron ta “blindojë” sa më parë 17-vjeçarin.