Tre lojtarë me valixhe në duar

Futboll

Tre lojtarë me valixhe në duar

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:38
Tre lojtarë me valixhe në duar

Kukësi nis përgatitjet për sezonin e ri me trajnerin Skënder Gega që, duke nisur nga kjo e martë, do të ketë ekipin në dispozicion dhe deri në fund të muajit korrik do të stërvitet në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Turqi për fazën përgatiotre.

Verilindorët po ndërtojnë ekipin për edicionin e ri, me synimin për trofe, ndërsa kanë qenë aktivë në merkaton e kësaj verë. Krahas afrimeve, nga klubi janë larguar dhe emra si Luka Milunovic, Pablo De Lucas, Emiljano Musta apo dhe Vasil Shkurtaj.

SuperSport mëson se dhe tre lojtarë të tjerë do të ndërpresin aventurën me Kukësin. Filip Gligorov, Zenel Gavazaj dhe Kreshnik Bahtiri nuk do të jenë pjesë e ekipit kuksian për edicionin e ri.

Gligorov u transferua te verilindorët në merkaton e janarit, duke firmosur kontratë 6-mujore, e cila ka përfunduar, dhe palët nuk do të vijojnë bashkëpunimin. Zenel Gavazaj në anën tjetër largohet pas dy sezonesh, teksa në edicionin e fundit nuk gjeti mjaftueshëm hapësira, duke luajtur vetëm 177 minuta në 8 ndeshje.  Kreshnik Bahtiri ishte pjesë e kuksianëve që verën ë shkuar, por nuk arriti që të gjente hapësira mjaftueshme, teksa u aktivizua në 14 ndeshje, katër si titillar dhe shënoi vetëm 1 gol.

Sa i takon merkatos në hyrje, Kukësi deri më tani ka zyrtarizuar afrimin e Jakup Berishës, Antonio Ilieskit, Ante Zivkovicit, Kristi Kotes, Arbër Bashës dhe Tarik Isic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat