Sa milionë euro kërkon Barcelona për shqiptarin?

Futboll

Sa milionë euro kërkon Barcelona për shqiptarin?

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 22:48
Rei Manaj

Sa milionë euro kërkon Barcelona për shqiptarin?

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është në listën e dëshirave të Getafes, që është duke bërë çdo përpjekje për ta pasur shqiptarin në skuadër.

Nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja bëhet me dije se klubi madrilen ka nisur bisedimet me Barcelonën, teksa katalanasit i ka vënë edhe çmimin sulmuesit të Shqipërisë.

Për Manajn Barcelona kërkon 2 milionë euro teksa mbetet të shihet nëse Getafe është në gjendje ta ofrojë këtë shifër. 

Vlen të theksohet fakti se Manaj së fundmi ishte pjesë e Specias në Serinë A, ku luajti 30 ndeshje dhe shënoi 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat