Ylli brazilian pritet të jetë transferimi i radhës për Conten te Tottenhami

Futboll

Ylli brazilian pritet të jetë transferimi i radhës për Conten te Tottenhami

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:28
Fabrizio Romano

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, klubi londinez, Tottenham Hotspur, ka avancuar në bisedime me Evertonin për sulmuesin brazilian, Richarlison.

Bisedimet veçse janë të avancuara sa i përket kushteve personale me lojtarin, ndërsa bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë këtë javë, përcjell KosovaPress.

Mësohet se edhe mesfushori Harry Winks do të përfshihet si pjesë e marrëveshjes, ku anglezi pritet t’i bashkohet Evertonit në “Goodison Park”.

Sezonin që lamë pas, Richarlison ka arritur të bëjë 33 paraqitje në të gjitha garat për Evertonin, duke regjistruar 11 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat