Zuka me ekip të ri

Futboll

Zuka me ekip të ri

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:22
Zuka me ekip të ri

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrov prezantoi Fisnik Zukën, përforcimin e ardhur nga Renova.

Mbrojtësi majtë në gjashtë muajt e fundit luajti për ekipin nga Tetova, por pasi “gjipspunuesit” i liruan të gjithë lojtarët për shkak të krizës, 26-vjeçari kaloi në radhët e Makedonija GJP, ku do të bashkëpunojë me Muarem Barjamin, të cilin e njeh shumë mirë.

Të dy janë njohur që nga koha kur ishin te FC Shkupit, ku Zuka ka luajtur fillimisht në vitin 2018, e më pas për gjashtë muaj, para se të shkonte te Renova. Në karrierën e tij, Fisnik Zuka ishte pjesë e Rabotniçkit dhe Flamurtarit nga Vlora

Makedonija GP është duke grumbulluar ekipin për Konferencë Ligë, ku në turin e dytë e pret dueli me CSKA-nga Sofja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat