Seria A fut një rregull të ri për sezonin 2022-2023

Futboll

Seria A fut një rregull të ri për sezonin 2022-2023

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:28
Ilustrim

Sezoni i ri i Serisë A sjell rikthimin e rregullave që mungonin prej kohësh.

Italianët vendosën të luajnë një ndeshje të re në rast se dy skuadrat e para përfundojnë sezonin me të njëjtin numër pikësh.

Deri më tani janë parë duele të ndërsjella dhe diferenca të golave, por në rast se tashmë pas 38 javësh i pari dhe i dyti në tabelë kanë të njëjtin numër pikësh, do të ketë një ndeshje direkte mes tyre në stadium neutral.

I njëjti rregull do të zbatohet në luftën për mbijetesë, më saktë nëse skuadrat e 17-ta dhe të 18-ta përfundojnë me të njëjtin numër pikësh.

Ky rregull nuk do të zbatohet në rastet kur bëhet fjalë për pozicione për kompeticionet europiane si Champions League, Europa League apo Conference League ku do të mbeten rregullat e vjetra..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat