Skriniar edhe më afër kalimit te PSG-ja

Futboll

Skriniar edhe më afër kalimit te PSG-ja

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:46
Skriniar edhe më afër kalimit te PSG-ja

Paris Saint-Germaini është afër kompletimit të transferimit të Milan Skriniarit nga Interi.

“L’Equipe” ka raportuar se kampionët e Francës kanë ofruar 60 milionë euro për mbrojtësin sllovak.

Dhe, tani, sipas mediumit francez, kalimi i Skriniarit në “Pranc des Princes” është afër për të ndodhur.

Interi thuhet se dëshiron 80 milionë euro për shitjen e 27-vjeçarit.

Megjithatë, klubi italian mund të pranojë 60 milionë euro tani, por që në marrëveshje të përfshihen edhe bonuset.

Më herët është raportuar se Skriniar ka rënë dakord me Paris Saint-Germainin për kushtet personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat