Inter Turku – Drita: Intelektualët do të kenë në dispozicion vetëm 400 bileta

Futboll

Inter Turku – Drita: Intelektualët do të kenë në dispozicion vetëm 400 bileta

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:22
Inter Turku – Drita: Intelektualët do të kenë në dispozicion vetëm 400 bileta

Ndeshja e parë në mes të Inter Turkut dhe Dritës do të zhvillohet në Finlandë, me 7 korrik nga ora 17:00 në Veritas.

Tifozët e Dritës, Intelektualët do të jenë prezent në Turku për të mbështetur nga afër skuadrën e tyre të zemrës.

Tifozët e Dritës që do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar, do të kenë mundësi që të pajisen me vetëm 400 bileta, kanë bërë të ditur Intelektualët 1998 në rrjetet sociale, duke informuar të gjithë tifozët që jetojnë në diasporë.

"Do ti kemi 400 bileta për ndeshjen ndërmjet Inter Turku të Finlandës dhe klubit tonë të zemrës FC Drita e cila do të zhvillohet në Turku.

Do të vendosemi ne sektorin O, andaj ftoheni që të gjithë ti merrni biletat në sektorin i cili është caktuar për ne, që të jemi të bashkuar në përkrahje të Dritës e cila do të bëjë dritë në Finlande

Të gjithë ata që do të vendosen në sektorin tonë luten që të jenë të veshur bardhë e kaltër.

Nga ora 16:30 do të fillojmë të mblidhemi afër stadiumit dhe nga aty do të shkojmë së bashku në stadium", thuhet mes të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat