Pritet rikthim i fuqishëm i futbollit në qytetin e Pejës

Futboll

Pritet rikthim i fuqishëm i futbollit në qytetin e Pejës

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:29
Pritet rikthim i fuqishëm i futbollit në qytetin e Pejës

Pritet rikthim i fuqishëm i futbollit në qytetin e Pejës!

Një pjesë e ish-kryesisë së K.F. ‘Besa’ nga koha kur u arritën rezultatet kulminante, kur ky klub fitojë radhazi tre tituj të Kampionit dhe një herë Kupën e Kosovës dhe SuperKupën mbarëkombëtare, të prirë nga Kryetari i atëhershëm Agim Elshani pritet të rikthehen dhe të marrin timonin menaxhues në futbollin e qytetit të Pejës.

‘RADIO 1’, merr vesh bisedat janë duke u zhvilluar për të gjetur modalitetet e këtij angazhimi që pritet të grumbullojë veteran të futbollit pejan, ish punëtorë sportiv dhe shumë personalitete tjera të lidhur me futbollin në Pejë e që përsëri tu prijë Agim Elshani.

‘Në ditët në vijim do të bëhet e qartë se a mendohet të krijohet klub i ri, të bëhet ndonjë fuzionim apo formë tjetër organizative, por qëllimi është që të gjithë futbolldashësit e Komunës së Pejës të grumbullohen e të punojnë bashkë në një projekt afatgjatë për rikthimin e futbollit në nivelet që ishte dikur.”- kështu ka thënë sot për ‘RADIO 1’,një burim i afërt me grupin që po punon në shtabin iniciues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat