Ylli argjentinas del lojtar i lirë

Futboll

Ylli argjentinas del lojtar i lirë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 11:52
Ylli argjentinas del lojtar i lirë

Paulo Dibala është çështja më e përfolur në merkato.

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ditën e djeshme në Londër disa drejtues të fondit “Elliott” kanë biseduar në telefon me agjentin e Dibalës për të kuptuar gjendjen aktuale të tratativës me Interin dhe kërkesat ekonomike të “La Joya”-s.

Sipas medias italiane, për Milanin është thjesht një sondazh dhe jo një tratativë sepse Interi është në avantazh ndaj kuqezinjve përshkak se sulmuesi 28-vjeçar ka një pakt me Bepe Marotën edhe pse tratativa me zikaltërit është në “stand-by” prej ditësh.

Ylli argjentinas del lojtar i lirë më 30 qershor, teksa lë Juventusin pas 7 vitesh.

Në sezionin e fundit në Serinë A me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, paulo Dibala u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje nga ku shënoi 10 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 5 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat