Rusia mohon dënimin nga UEFA dhe FIFA

Futboll

Rusia mohon dënimin nga UEFA dhe FIFA

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 18:56
Rusia mohon dënimin nga UEFA dhe FIFA

Rusia mohon dënimin nga UEFA dhe FIFA!

Rusia duket se nuk kërkon të ndalet nga sanksionet e marra nga UEFA dhe FIFA, të cilat e kanë lënë jashtë në çdo kompeticion të zhvilluara nga të dyja, në rang kombëtar ashtu edhe klubesh dhe duket se kjo çështje do të dërgohet në zyrat e Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv në fillimin e muajit korrik.

Seanca e parë dëgjimore do të jetë në datën 5 korrik, për të diskutuar apelin e Federatës Ruse të Futbollit kundër veprimeve të marra nga organet më të larta të futbollit në Europë dhe botë.

Më pas, seanca e dytë pritet të jetë në datën 11 korrik, për të shqyrtuar apelin e katër klubeve ruse, përfshirë dhe kampionët e Zenitit, kundër përjashtimit nga aktivitetet e ardhshme të klubeve nga UEFA, si Liga e Kampionëve, Europës dhe e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat