Asllani pritet të zyrtarizohet tek Interi

Futboll

Asllani pritet të zyrtarizohet tek Interi

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:14
Asllani pritet të zyrtarizohet tek Interi

Kristjan Asllani pritet të zyrtarizohet tek Interi, pas marrëveshjes që zikaltrit kanë arritur me Empolin. Ende nuk ka firmë mbi kontratë, por është vetëm çështje kohe.

Së fundmi për Asllanin ka folur edhe trajneri i të rinjve të Empolit, Antonio Busce, i cili thur elozhe për mesfushorin që ka arritur të fitojë edhe një vend në kombëtaren e Shqipërisë.

Antonio Busce ka deklaruar: “Asllani është një nga ata që shpërtheu me mua, por e shihje që atëherë se ishte nga një planet tjetër.

Ai di të bëjë gjithçka: vendoset, vrapon, shënon. Me mua bënte lojën, bënte ekipin të lëvizte dhe prekte 100 topa për ndeshje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat