Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: A e dini që Mbappe nuk donte të luante më për Kombëtaren tonë?

Futboll

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: A e dini që Mbappe nuk donte të luante më për Kombëtaren tonë?

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:40
Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: A e dini që Mbappe nuk donte të luante më për Kombëtaren tonë?

Kilian Mbape ka kaluar një moment shumë të vështirë te Kombëtarja e Francës, madje duke kër.cënuar se nuk do të vishte më fanellën e tyre.

Kjo është historia që zbulohet për herë të parë nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Grey.

“U takuam pas Europianit në 2020. Mbape mendonte se Federata jonë nuk po e mbronte nga kritikat dhe negativiteti që e rrethonte pas penalltisë së humbur në rrjetet sociale. Ishte i zemëruar dhe nuk donte të luante më për Francën.

Sigurisht që ne nuk e morëm me seriozitet të plotë këtë situatë.

Mbape ishte thjesht i mërzitur pas humbjes me Zvicrën pasi ka mentalitet fitues”, tha Le Grey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat